Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti i ditës së enjte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti i ditës së enjte

23:26, 29/04/2020
A+ Aa A-

Dita e enjte parashikohet sërish me të njëjtat kushte atmosferike, do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet.

Reshjet e shiut parashikohen të përkohshme. Ato do të jenë të pranishme që prej orëve të para të mëngjesit në perëndim e veriperëndim, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Gjatë ditës lokalisht do të marrin impulse në kohë të shkurtër në formën e shtrëngatave me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9º deri 17ºC

zonat e ulëta 12º deri 24ºC

zonat bregdetare 13 º deri 23ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco