Epidemiologu: Shkoni në plazh, nuk ka asnjë rrezik, çadrat duhet të jenë 5 m larg

Epidemiologu: Shkoni në plazh, nuk ka asnjë rrezik, çadrat duhet të jenë 5 m larg

22:47, 29/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje skype me epidemiologun Ilir Alimehmeti në "Repolitix" në Report Tv ai është shprehur se popullsia shqiptare është më imune se sa ajo italiane.

Drejtuesi i emisionit Denis Minga tha se kishte komunikuar me ministren dhe kishte mësuar se të 30 personat e stafit mjekësor që do të vijnë ditën e nesërme nga Italia janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

"30 vetë është një kampion i vogël, krahasuar nga mjekët e Italisë dhe nuk ka një çudi të madhe. Në lidhje me faktin që a janë shqiptarët më të mbrojtur, bazohet tek sistemi imunitar, ku dieta e vendit është më i mirë se sa ajo e veriut të Italisë. Obeziteti është një nga sëmundjet që shkaktohet nga stili i jetesës, ku në letër nisemi të avantazhuar në këtë drejtim. Një anë tjetër është se  jemi një popull më i ri në krahasim me moshën e popullsisë italiane", ka thënë ai.

Në lidhje me koeficidentin 1.05 në vendin tonë, ai është shprehur se ne nuk duhet të kapemi me shifrën e koeficientit, pasi ai nxirret nga studime dhe ne shohim vetëm majën e ajsbergut të të infektuarve, pasi askush nga shtetet nuk ka bërë një studim në nivel të lartë.

Ai ka shtuar se tashmë ne jemi midis fazës 3 dhe 4, krahasuar me fazën që ka patur Hubei dhe në lidhje me çfarë mendohet të bëhet më vonë, duhet vetëm të rritet kapaciteti shëndetësor dhe në shtator do të ketë informacion më të plotë.

"Masat nuk varen nga logjika e koeficientit, masat merren me sa kapacitet shëndetësor që ka një shtet, jemi duke përdorur vetëm 3% të saj. R-ja në Tiranë ka qenë 3.9 në periudhën fillestare në fillim të marsit, kurse tani është tek 1.1. Njësoj siç kemi bashkëjetuar me qindra mijëra viruse dhe baktere më parë, ajo nuk mund të zhduket dot, por masat duheshin marrë", është shprehur Alimehmeti.

Në lidhje me zhdukjen e virusit, ai tha se ai do të vazhdojë të qarkullojë, do të zbutet por nuk do të mund të zhduket, pasi një nisje me 2.4 dhe nuk bie aq lehtë.

"Studimi i OBSH-së është i vërtetë, më parë është kryer një studim nga Ëuhan për cdo gradë celsius virulenca binte, e cila ka ndihmuar në këto ditë, pasi i kemi parë rrugët e Tiranës, nuk mund të justifikohet një R nga masat, por edhe nga temperatuarat e lagështira", ka thënë ai.

I pyetur nga Minga  në lidhje me masat e marra nga Suedia, ai është shprehur se nga pikëpamja e librave karantina është për të sëmurët e nuk ka lexuar në ndonjë vend që të mbyllësh popullsinë dhe ky ishte logjikimi suedez.

Në lidhje me situatën se çfarë do të ndodhë më pas, ai ka thënë se për të bërë llogarinë e plotë duhet të presim fundin e vitit.

"Duke e ditur se ku janë zonat e kuqe, automatikisht ne do t'i evitonim dhe duke parë hartën unë mbrohem më shumë dhe informohem më shumë. Çdo gjë mund të menaxhohet. Nuk ka asnjë rrezik nëse hyjmë në det, por çadrat të kenë një distancë tek 5 metra, por mos të jenë ngjitur.

Edhe shtetet e tjera nuk e kanë ndaluar frekuentimin e plazheve, mjafton të evitojmë mbipopullimin. Objektet vetë  nuk kontaminojnë, nëse spërklat janë tharë, nuk mund të infektojnë", ka theksuar epidemologu.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco