Tre ushtarakë shqiptarë të infektuar/ Ministrja: Ja si është gjendja e tyre shëndetësore

Tre ushtarakë shqiptarë të infektuar/ Ministrja: Ja si është gjendja e tyre shëndetësore

21:37, 29/04/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka e ftuar në emisionin “Real Story” në Neës 24 foli për rastet e tre ushtarëve shqiptar në misionin e KFOR në Kosovë të infektuar me tyre, nuk ka asnjë ushtarak tjetër të infektuar me këtë virus.

 “Janë 29 efektivë të FA që shërbejnë atje, 3 janë diagnostifikuar me COVID 19, kanë ardhur në Shqipëri në bazë të protokollit që duhet të ndiqnin. Ata fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nën kujdesin e bluzave të bardha dhe MSH. Janë asimtomatikë “,- tha ministrja.

Ajo shtoi se: “Kemi kontakte me të gjithë ushtarakët tanë kudo në botë, nuk kemi asnjë rast tjetër fatmirësisht. Janë marrë masa për të pasur situatën nën kontoll”,- shtoi ajo.

Ministrja tha ndër të tjera se për shkak se gjendja e fatkeqësisë natyrore u zgjat, është e domosdoshme edhe qëndrimi i ushtrisë në rrugë.

Sipas saj, FA-të kanë luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Sokol Balla: Për shkak të pandemisë dolën në rrugë FA, ushtria e mirëpritur për njerëzit pasi pas vitit ’97 FA kanë pësuar një ndryshim rrënjësor dhe janë të mirëpritur te njerëzit. Por tashmë që situata quhet normale jo tërësisht e shëruar, mos është e tepërt dalja në rrugë? Mos duhet të fokusohen diku tjetër? Mos është e tepruar prezenca e tyre në rrugë?

Olta Xhaçka: Më lejoni të them që jemi në situatë emergjence që i përket edhe sigurisë, të tillë e kanë cilësuar edhe vendet e tjera. Po të mos ishte për mjetet e tyre, gatishmërinë ndoshta s’do kishim mundur ta përballonim situatën si tani. Mos harrojmë që kemi shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Ata janë të angazhuar 24 orë në ditë ashtu si efektivët e policisë. Janë me qindra të organizuar me policinë në komunitet që të respektohet distancimi social, në tregje apo kudo ka grumbullime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco