Shkencëtarja shqiptare në Angli: 4 mijë të vdekur në azile, lajme pozitive nga vaksina

Shkencëtarja shqiptare në Angli: 4 mijë të vdekur në azile, lajme pozitive nga vaksina

18:15, 29/04/2020
A+ Aa A-

Në lidhje Skype me edicionin e pasdites në Syri Tv, shkencëtarja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, Argita Zalli, ka dhënë lajme pozitive lidhur mbi ecurinë e vaksinës kundër Covid-19, ku dy medikamente e kanë kaluar fazën e parë dhe do të testohen në fazën e dytë për efektet anësore.

"Përsa i përket vaksinës, ky është në diskutim e sipër. Mendohet që dalja e vaksinës do marrë edhe disa muaj të tjerë për t’u konfirmuar. Nëse gjithçka shkon mirë, kjo mund të përshpejtojë provat klinike dhe mund të jetë e gatshme në muajin dhjetor, për një popullsi të caktuar dhe më pas për mosha të caktuara".  

Po kështu Zalli ka bërë edhe një panoramë të situatës së COVID-19 në Angli, ku tha se ka një numër të lartë të vdekjeve sidomos në azilet e pleqve.

‘Përsa i përket Anglisë ka pasur edhe 560 vdekje të reja në 21 mijë vdekje totale dhe sipas zyrës së statistikave ka edhe 4 343 vdekje të tjera në azile duke e çuar numrin në 25 mijë. Shpresojmë që vdekjet të sheshohen në dy javët në vazhdim.

Ajo që është pozitive, duke filluar që nga nesër, dhe që është premtuar edhe nga Sekretari i Shëndetit, është se do të bëhen 100 mijë teste në ditë, për të kuptuar përhapjen e virusit".

"Kryeministri Boris Johnson ka thënë që nuk është momenti për të ulur masat.’

Zalli ka folur gjithashtu edhe për medikamentet që po testohen.

‘Janë 6 trajtime të ndryshme në provat klkinike, për të trajtuar simptomat e tyre. Dy prej tyre kanë pasur potencial dhe njëra prej tyre do kalojë në fazën e dytë ku do të testohen efektiviteti dhe efektet anësore.

Njëra prej tyre është haldoksiloklorikina që rregullon aktivitetin e sistemit imunitar, për moshat mbi 50 vjeç. Dhe një ilaç tjeter reviral që përdoret për ebolën. Megjithatë deri tani kanë dhënë rezultate të përziera.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dr en.01/05/2020 16:25

Virusi corona ka hyr n fund te dhjetorit afersisht. Klinika e njejte e vecant nga gripet sezonal por duhet pranu se skemi epideomologji .nuk studjon cfar hyjn e dalin .edegjon brckullat e klinicistit bino pipero e katundarve ministri....

Shto koment

Denonco