Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Mbërrin kamioni i SPAR në Kamëz, 5 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë

Mbërrin kamioni i SPAR në Kamëz, 5 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë

14:46, 17/04/2020
A+ Aa A-

Kamëz, Shqipëri- Spar Albania u ka ardhur në ndihmë 100 familjeve në nevojë në bashkinë e Kamzës gjatë ditës së sotme, pas kërkesës së bashkisë së këtij qyteti, për të përkrahur ato familje që sipas saj kanë më tepër nevojë.

Masat shtrënguese përballë situatës së COVID-19, e kanë bërë edhe më të vështirë jetesën për familjet në fjalë, të cilat edhe në kushte normale trajtohen me përkrahje sociale.

Spar Albania, në kuadër të përgjegjesisë sociale të Grupit BALFIN, pjesë e të cilit është, nuk kishte si të mos i përgjigjej një kërkese të tillë.

Gjatë dorëzimit të shportave ushqimore prej 5 tonësh ushqime, përfaqësuesja e Spar Irena Dhimitri, e konsideroi detyrim moral të qenit pranë komuniteteve në nevojë, gjë të cilën, ajo theksoi se Spar Albania dhe Grupi Balfin e kanë bërë kurdoherë në mënyrë të pakursyer edhe në kushte normale, e jo më në situata të tilla, kur rrethanat diktojnë një përkujdesje më të madhe dhe reagim më të shpejtë ndaj atyre që kanë më tepër nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, e falendoroi SPAR për ndihmën e dhënë për bashkëqytetarët e tij, duke kujtuar se kjo ishte kompania e dytë nga Balfin, që i përgjigjej brenda pak ditësh thirrjes së tij për të ndihmuar banorët e qytetit në dyert e Tiranës.

Spar Albania mbështeti edhe Policinë e Shtetit rreth një javë më parë, duke e ndihmuar me dhurimin e 10.000 maskave dhe dorezva mbrojtëse.

Ndërkohë që kompania, kishte përkrahuar me ndihma ushqimore edhe mbi 100 familje në zonat e Bulqizës dhe të Burrelit gjatë valës së përpahpjes së COVID-19.

Nismat e lartpërmendura janë realizuar nën përkujdesjen e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco