FOTO/ Frikë JO, ushqim PO

FOTO/ Frikë JO, ushqim PO

11:44, 17/04/2020
A+ Aa A-

Refrenit të këtyre kohëve, ‘Frikë jo, kujdes po’ do t’i shkonte shumë përshtat dhe një version që ka të bëjë me nevojën bazë të njerëzve në izolim: ushqimin.

Mungesa do të krijonte probleme të mëdha, e paniku ndër njerëz u shfaq që në ditët e para të izolimit. Dëshmia më e madhe e kësaj frike ishte dyndja e tyre në dyqane e supermarkete. Ndaj zëri i qeverisë erdhi i fortë dhe i qartë në këtë drejtim: industritë e prodhimit nuk duhet do ta ndërpresin aktivitetin e tyre.

Por ndoshta jo të gjitha bizneset iu përgjigjën dot kësaj kërkese, jo të gjitha ishin gati të punonin në kushtëzimet e pandemisë. Ndaj do të bëhej e domosdoshme përcjellja e mesazheve të drejtpërdrejta nga përfaqësues të atyre kompanive që nuk i fikën për as edhe një ditë makineritë e prodhimit.

‘Lufra’ u shfaq që në krye të herës në emisionit ‘Rudina’ në Tv Klan e pak ditë më pas edhe tek ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, për të garantuar njerëzit se fabrika e tyre vazhdon punën, duke garantuar jetën e punonjësve e të klientëve të saj, cilësinë e produkteve dhe higjienën gjatë procesit të prodhimit.

Image

‘Në fabrikë asnjë nga punonjësit nuk është prekur nga korona. Punohet me maska dhe doreza. Fabrika dizinfektohet vazhdimisht’- është shprehur Antoneta Ndreka, themeluese dhe menaxhere e fabrikës së kompanisë duke shpjeguar më pas se fabrika ka tre laboratorë të ndryshëm nëpër të cilët kalon produkti: laboratori i pranimit, që kontrollon lëndën e parë, ai i prodhimit, që ndjek produktet gjatë prodhimit, si dhe laboratori qendror, ku përfshihet ai mikrobiologjik, që ndjekin prodhimin derisa del në treg.

‘Qumështi ndodhet këtu, e marrim nga fermerët tanë dhe jemi krenarë që punojmë me ta e që ndihmojmë në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Ka fermerë që kanë njëqind litra qumësht, por ka edhe fermerë të mëdhenj që prodhojnë dhjetë mijë litra qumësht në ditë.

Mendoni se çfarë dëmi ekonomik do t’u shkaktonim nëse do të ndërprisnim prodhimin e nuk do t’ua merrnim qumështin’, thotë Ndreka.

Mendoni se ç’shqetësim të vazhdueshëm do të kishin njerëzit në shtëpitë e tyre, nëse ushqimi do të kish munguar!? Por për aq kohë sa kompanitë e mëdha do të vazhdojnë ta ndiejnë këtë detyrim moral për të prodhuar edhe në kushte të vështira, nuk do të kemi arsye të kemi frikë. E mund ta përsërisim bindshëm refrenin tonë: Frikë JO, ushqim PO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco