Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mjeku shqiptaro-amerikan: Isha në Wuhan, më pritën me lakuriq nate....

Mjeku shqiptaro-amerikan: Isha në Wuhan, më pritën me lakuriq nate....

16:08, 16/04/2020
A+ Aa A-

Mjeku shqiptar në Amerikë, Prof.Dr.Philip Filip  Caushaj, Shef Klinike Kirurgjie-USA, gjatë një lidhje me skype në Report Tv ka folur për situatën në SHBA duke thënë se gjendja është e rëndë, pasi masat për izolim dhe distancim social nuk u morën në kohë nga autoritete këtu. 

Mjeku Caushaj tha se në New York, Connecticut dhe New Jersey ka shqiptarë të vdekur po numri i saktë i tyre do të bëhet i ditur nga qeveria pas përfundimit të pandemisë.

"Shifrat janë shumë të frikshme deri më shumë se 600 mijë janë prekur dhe mbi 30 mijë kanë humbur jetën. Ky është një problem madhor, qeveria jonë nuk qe gati të zbarkojë policinë, të ruajë distancën dhe të vendosi izolimin që ishin më të nevojshme dhe më shpejtë. Besoj që kanë vdekur shqiptarë në New York, Connecticut dhe New Jersey, por për sa i përket shifrave qeveria nuk do i jap të sakta deri në fund të epidemisë pasi qeveria nuk i ndan në etni, por ka shqiptarë kanë vdekur", tha Caushaj.

Mjeku Caushaj u shpreh se mosha mesatare e të prekurve është mbi 65 vjeç dhe rastet fatale shënohen kur kanë dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 

Në lidhje me një vaksinë për COVID-19, mjeku shqiptar tha se për këtë duhet pritur një kohë të gjatë dhe se deri atëherë njerëzimi do të ndryshojë mënyrën e jetesës.

'Fatkeqësisht zhvillimi i një vaksine do të marrë një vit e gjysmë dhe ky virus do të jetë me ne për të paktën për një vit. Populli do të mësohet me  maska e doreza. Bota po ndryshon në një mënyrë dhe nuk do të ketë mundësi të kthehet pas ku njerëzit përqafoheshin mes tyre'.

"Për sa i përket Kinës kam qenë vetë në Wuhan para 5 vite më parë dhe si rregull duhet të haje një lakuriq nate për respekt, por unë i falenderova dhe  kërkova fasule duke u thënë se ishin të mjaftueshme për mua", tha Caushaj/ shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco