E pranon Silva Bino: Koronavirusi në Shqipëri që në muajin shkurt, por ...

E pranon Silva Bino: Koronavirusi në Shqipëri që në muajin shkurt, por ...

19:45, 15/04/2020
A+ Aa A-

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, është shprehur se rastet e para para të COVID-19 janë hapur që në muajin shkurt.

Në një intervistë për ABC News, Bino tha se në shkurt ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por nuk ka qenë intensive.

‘Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda.

Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm. Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet’, u shpreh Bino.

Por edhe pse Silva bino deklaron se rastet e para janë hasur në shkurt, zyrtarish nga Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 8 mars pacientin ‘0’ në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali15/04/2020 19:56

Normale qe per shoqen Bino, se mjeke ka kohe qe nuk eshte me, nuk kishte vend per tu shqetesuar sepse shqetesimi i vetem ishte qe te behej kongresi i rilindjes dhe keta te rikonfirmoheshin ne detyre

Shto koment

Denonco