Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Propaganda me COVID-19 e gabuar/ Mjeku anestezist: Kur politika gabon, mjeku ....

Propaganda me COVID-19 e gabuar/ Mjeku anestezist: Kur politika gabon, mjeku ....

17:58, 15/04/2020
A+ Aa A-

Mjeku anestezist reanimator Apostol Vaso, në një komunikim me Skype në Neës 24 sqaroi një shkrim të tijin ku i përgjigjej Dom Gjergj Metës mbi figurën e mjekut në pandeminë e COVID 19 me të cilën po bërballet Shqipëria dhe mbarë globi.

“Ai kishte shkruajtur dicka për epideminë, mjeku është nga të vetmit njerëz që është në betim para Zotit, betimi i Hipkratit. Nëse ne i ndryshojmë emërtimin doktorit cfarë do ndodhë? Duhet të dimë që nga mjeku njerëzit presin vetëm shpëtim”,- tha Vaso.

Thelbi i shkrimit të tij kishte të bënte me emërtimin që i është vënë kësaj epidemie. Për Vason edhe COVID 19 është një sfidë me të cilën duhet të përballet njeriu dhe jo luftë.

“Në një epidemi politikanët janë njerëz si gjithë të tjerët, janë të cënueshëm dhe të prekshëm kanë nivel më të lartë anthi dhe paniku, pra mund të marrin edhe vendime të paqarta, të nxituara. Ndërsa mjekët në këtë rast që janë në vijë të parë duhet të ushtrojnë presion ndaj gabimeve të politikës”,- tha ai.

Ai tha se: “Nëse ne themi që epidemia është luftë, kush mban këtë këndvështrim është i nxituar. Lufta ka të bëjë me dicka krejt tjetër, ka të bëjë me një armik që cënon familjen dhe të ardhmen, ndërkohë që epidemia nuk është një armik i tillë, por është një sfidë nga e cila njerëzimi do ketë vazhdimisht të tilla.

Të gjitha llojet e epidemive marrin jetë, këtë duhet të kuptoni. Ne duhet t’i sqarojmë njerëzit se vdekshmëria që kemi sot nga COVID nuk është më e madhe se ato që shkaktojmë tramuat apo edhe gripi”,- tha ai.

Vaso u shpreh edhe kundër propagandës së përdorur, duke marrë si shembull Italinë dhe vdekjet atje, duke iu treguar njerëzve arkivolat me trupat e të vdekurve.

“Kjo është një mënyrë e gabuar për të arritur atje ku duhet. Kur është sfidë ka të bëjë me moralin me vetëveten, po të ishte konceptuar si sfidë në rrugë s’do kishim ushtarë, por studentë të mjekësisë, infermierisë, psikologjisë duke na dhënë informacion për virusin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 16/04/2020 08:41

Të lumtë argumentim me këmbë në tokë, por të keqen vëllai ne kemi në krye të shtetit një zorraxhi një zhuls një plehrë një gënjeshtarë 24/24 orë non stop, nuk ka fjalë për Ramën që me kursimet e emigrimit ndërtoj Bunkerin në Surrel gënjeshtar Nr 1 nuk ka tjetër në botë,. Shqiptarët ishalla kanë zënë mend dhe ishalla e kuptuam se çfarë karagjozi është Edi Rama që sa të qetësohet gjëndja e koronavirusit urgjentisht duhet rrëzuar qeveria dhe të zgjidhet një qeveri e re me njerëz të mirë nga populli.

Arberi 16/04/2020 08:40

Të lumtë argumentim me këmbë në tokë, por të keqen vëllai ne kemi në krye të shtetit një zorraxhi një zhuls një plehrë një gënjeshtra 24/24 orë non stop, nuk ka fjalë për Ramën që me kursimet e emigrimit ndërtoj Bunkerin në Surrel gënjeshtar Nr 1 nuk ka tjetër në botë,. Shqiptarët ishalla kanë zënë mend dhe ishalla e kuptuam se çfarë karagjozi është Edi Rama që sa të qetësohet gjëndja e koronavirusit urgjentisht duhet rrëzuar qeveria dhe të zgjidhet një qeveri e re me njerëz të mirë nga populli.

Shto koment

Denonco