A rrit imunitetin ndaj COVID-19, vaksina e tuberkulozit? Ja çfarë thotë mjeku, si po e menaxhon Kroacia situatën

A rrit imunitetin ndaj COVID-19, vaksina e tuberkulozit? Ja çfarë thotë mjeku, si po e menaxhon Kroacia situatën

17:36, 15/04/2020
A+ Aa A-

Mjeku Shoip Shoipi, një lidhje skype për Fax News nga Kroacia ku edhe punon, foli për mënyrën sesi po e menaxhon shteti kroat pandeminë e COVID-19.

“Sistemi shëndetësor deri tani e menaxhon mirë, për shkak se sistemi shëndetësor është i lartë dhe janë kufizuar qytetarët që pas shpërthimit te epidemisë. Shtete balkanike morën masa në kohë, karantina ishte element më i fortë të cilën e vendosën dhe e zbatuan.”- tha mjeku.

Ndër të tjera mjeku u pyet nëse beson në imunitetin e vaksinës së turbekulozit ndaj COVID-19, ku tha se vaksina përdoret për shumë sëmundje të tjera.

Shoipi shtoi se përdoimi i vaksinës së turbekulozit në masa shumë të mëdha është fija shumë e hollë që të teprohet me të, dhe se nuk mendon se mund të merret si masë për parandalimin e COVID-19.

“Vaksina e tubekulozit të cilët foshnjet e marrin që fëmijë, në këtë situatë ka një kahje tjetër. Vaksina përdoret dhe për sëmundje te tjëra.

Qëllimi është të rrisi imunitetin në qelizat e njeriut dhe virusi kur depërton në organizmin e njeriut për qëllim ka që të dobësojë imunitetin e organizmit të qelizës, dhe vaksina qendron këtu që ajo të rrisë imunitetin.

Mirpo në masa të mëdha është fija shumë e hollë që të teprohet me të nëse aplikohet për tu mbrojtur nga virusi COVID-19. Kjo nuk mendoj se mund të merret si masë për preventimin e COVID-19.”- tha Shoipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco