A duhet t'i mbajmë maskat apo jo? Ja çfarë këshillon mikrobiologu i njohur

A duhet t'i mbajmë maskat apo jo? Ja çfarë këshillon mikrobiologu i njohur

17:12, 15/04/2020
A+ Aa A-

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka rekomanduar që edhe njerëzit në dukje të shëndetshëm, të mbajnë maska duke mbuluar gojën dhe hundën kur bëjnë blerje jashtë shtëpive të tyre, dhe në vendet ku është e vështirë të ruhet distanca nga njerëzit e tjerë. Por, ka ende një debat të madh rreth mbajtjes së maskave, veçanërisht rreth tipit dhe materialeve të ndryshme që përdoren. 

Studiuesit, në dy studime të ndara, të bëra nga Universiteti i Oksfordit dhe ai i Stendfordit në SHBA, përpiqen të trajtojnë efikasitetin e maskave, dhe kanë dalë në përfundime të ndryshme.

Euronews Albania bisedoi me mikrobiologun, Shpëtim Qyrra rreth dobisë që ka përdorimi i masave mbrojtëse kundër pandemisë globale të COVID-19. Ai tha se pavarësisht debatit të krijuar, maskat mbrojtëse duhet të përdoren me patjetër ku ka grumbullim të madh njerëzish, kryesisht në markete, tregje apo në institucione ku qytetarët kryejnë pagesa të ndryshme.

“Vërtet ka mendime të ndryshme lidhur me përdorimin e maskave, por së fundi po shkohet drejt një drejtimi. Pra,maskat rekomandohen ose inkurajohen të përdoren. Çka do të thotë që maskat janë barriera mbrojtëse,  të cilat duke u vendosur në pjesët hyrëse të rrugëve respiratore të sipërme, presupozon që të filtrojë mikroorganizmat si bakteret, por në rastin konkret COVID-19 me idenë që ky mos të futet në rrugën respiratore të sipërme ku dhe shkakton infeksionin. Inkurajimi dhe përdorimi i tyre natyrisht ka rëndësi dhe unë kam qenë për përdorimin e tyre.

Natyrisht në vende ku ka grumbullim popullate, çka do të thotë në ambiente ku ka njerëz të shtuar, ku ndonjëherë nuk respektohet distanca si në markete, tregje dhe vende ku bëhen pagesa. Kemi parë raste këto ditë. Në këto raste rekomandohen të mbahen maskat”, tha specialisti Qyrra.

Mikrobiologu tregoi specifikat dhe dallimet mes maskave kirurgjikale dhe atyre që përdorin mjekët gjatë kësaj periudhe pandemie. Sipas tij, maskat kirurgjikale kanë shumë efekte mbrojtëse, dhe efekti i tyre mund të arrijë deri në 80 për qind.

"Efekti i maskave kirurgjikale është studiuar tashmë dhe ky efekt shkon në 80 për qind. Por, janë ato që quhen maskat e tjera që janë me filtër dhe që përdoren nga personeli shëndetësor, të cilat janë më të përshtatshme për fytyrën, gojën dhe mjekrën. Ata janë në formën e një kupole, të cilat bëjnë të mundur një përputhshmëri me fytyrën dhe sigurojnë një mbrojtje me të mirë. Efektshmëria e tyre shkon në 99 për qind.

Në kushtet në të cilat ne gjendemi, natyrisht rekomandohen dhe ka mjaft  efekt edhe përdorimi i maskave të bëra vetë, pra jo mjekësore, të cilat pra sigurojnë një mbrojtje. Sigurisht kjo është në varësi të formës së tyre, me idenë që të përputhet mirë me pjesën me rrugët respiratore dhe materiali i tyre  duhet të  krijojë një filtër sa më të mirë, dhe në këtë rast janë të përshtatshme pjesët që janë prej pambuku. Efikasiteti i tyre duke krijuar disa shtresa është shumë komod",  tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco