SHMU: Ç'mot pritet pas shirave dhe borës që pamë dje Elbasan, prill 2020

SHMU: Ç'mot pritet pas shirave dhe borës që pamë dje

13:29, 15/04/2020
A+ Aa A-

Edhe pse kaluam disa orë me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, moti u kthjellua sërish. Temperaturat arritën të shënojnë vlera negative në orët e mëngjesit, njoftoi SHMU.

Gjatë orëve në vijim por dhe ditën e enjte do të mbizotërojë moti me diell. Era veriore, e cila vijon të jetë e vrullshme kryesisht në bregdet, do të humbë gradualisht forcën e saj ditën e nesërme. Po kështu valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie në të gjithë vendin.
në zonat malore -2 grade C deri 15 grade C
në zonat e ulëta 2 grade C deri 21 grade C
në bregdet 6 grade C deri 22 grade C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco