Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

A mund të shtyhet agjërimi në Ramazan për shkak të COVID-19? Vjen përgjigja zyrtare

A mund të shtyhet agjërimi në Ramazan për shkak të COVID-19? Vjen përgjigja zyrtare

19:34, 14/04/2020
A+ Aa A-

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, por për shkak të koronavirusit, në rrjete sociale kanë qarkulluar zëra sipas të cilave, agjërimi edhe mund të shtyhet.

Por përgjigjen mbi këtë e jep Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet).

Sipas saj, është detyrim për çdo besimtar të shëndetshëm të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit dhe se nuk është e mundshme të shtyhet plotësisht ky adhurim, transmeton Anadolu Agency.

Në një njoftim nga Dijaneti janë sqaruar rrethanat në lidhje me muajin e Ramazanit dhe pasojat e agjërimit në këtë muaj gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

"Është farz (e detyrueshme) me urdhrin e Allahut që çdo besimtar i shëndetshëm të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit dhe se nuk është e mundshme të shtyhet plotësisht ky adhurim", thonë nga Dijaneti.

Sipas njoftimit, nga informacionet e marra nga ekspertët e fushës, agjërimi i individëve të shëndetshëm nuk përbën rrezik të veçantë në aspektin e përhapjes së COVID-19.

"Në Kur'an është lejuar që agjërimi të bëhet kaza (agjërimi që nuk është kryer në kohë dhe kryhet më pas), në rast të sëmundjes, një ndër arsyetimet kryesore për të mos agjëruar", thuhet më tej.

Ja kalendari i Ramazanit për vitin 2020:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salep15/04/2020 08:31

Sipas njoftimit, nga informacionet e marra nga ekspertët e fushës, agjërimi i individëve të shëndetshëm nuk përbën rrezik të veçantë në aspektin e përhapjes së COVID-19. .... cfare thoni bre? ju qenka bllokuar komiteti qendror me keq se Kr.

Loran14/04/2020 21:07

Domethen dhe per punet e Zotit pytet turqia booo

Shto koment

Denonco