Shqiptarët e bllokuar në Kroaci apel qeverisë: I paguajmë vetë shpenzimet e rrugës, vetëm të kthehemi

Shqiptarët e bllokuar në Kroaci apel qeverisë: I paguajmë vetë shpenzimet e rrugës, vetëm të kthehemi

17:12, 14/04/2020
A+ Aa A-

Qindra shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në shtete të ndryshme si pasojë e pandemisë, ndërsa qeveria shqiptare duket se i ka lënë ata në mëshirë të fatit.

Edhe pse është detyrim kushtetues i shtetit, asnjë institucion nuk po bën asnjë përpjekje për të rikthyer në atdhe të bllokuarit, ku mes tyre ka edhe familjarë me fëmijë.

Syri.net ju sjell më poshtë rastin e disa shqiptarëve në Zabreg të Kroacisë, të cilët i kërkojnë qeverisë të mundësojë rikthimin e tyre në Shqipëri, qoftë edhe me shpenzimet e tyre personale.

"Ne erdhëm për punë në Kroaci. Punuam një muaj, por letrat nuk na i bënë për shkak të virusit. Paratë e fituara po i shpenzojmë për hotelin. Tani na kanë mbaruar lekët dhe duam të kthehemi në Shqipëri. Për një javë na digjet pasaporta, plus edhe para për të qëndruar më tej nuk kemi. Jemi të gatshëm ti heqim vetë shpenzimet e rrugës vetëm të kthehemi", shkruajnë ata në një mesazh për Syri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lot14/04/2020 17:25

Keshtu ndodhe kur do te lesh punet ne vendin tend e te marresh 300 euro me shume. Tani rrini aty.

Shto koment

Denonco