Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Mjeku Kalo mesazh qytetarëve/ Durim, durim, durim....Jemi ende larg të thirrurit fitore….'

Mjeku Kalo mesazh qytetarëve/ Durim, durim, durim....Jemi ende larg të thirrurit fitore….'

21:22, 11/04/2020
A+ Aa A-

Mjeku Tritan Kalo në një mesazh të fundit në rrjetin e tij social facebook, u ka kërkuar qytetarëve edhe njëherë të kenë durim dhe se fitorja sipas tij është ende larg.

'Durim, durim dhe vetëm durim…..përsëritja mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes….Jemi ende larg së të thirrurit fitore….Vetëizolimi, distancimi fizik, higjena vetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjediseve tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, por me orët e “liridaljes” nuku duhet abuzuar….Udhët e Tiranës zhurmojnë dhe t’a thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë…..

Në spital me infermjeret tona duararta e fjalëpakë të Pavjonit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku….Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.”....

Dëgjoni vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor….Ju duam shumë, por edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë….Bashkë me siguri do ja dalim mbanë!!!'

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco