Koronavirusi fundi i botës?/ Konspiracionisti shqiptar: Kina do shkojë në Hagë, raca e bardhë do të vazhdojë të komandojë

Koronavirusi fundi i botës?/ Konspiracionisti shqiptar: Kina do shkojë në Hagë, raca e bardhë do të vazhdojë të komandojë

22:06, 10/04/2020
A+ Aa A-

Konspiracionistët, kanë shprehur dyshimet e tyre se kjo situatë e COVID-19, ishte një rast i fundit të historisë. I ftuar në “Abc e mëngjesit” publicisti Alfred Cako ka folur për teoritë e konspiracionistëve. Cako theksoi se bota ecën në mënyrë racionale, ndërsa u shpreh se të gjitha “faturat” do ti shkojnë Kinës.

“Të mos përqendrohemi shumë në këtë fushë, kur të vijë fundi i historisë sipas parashikimeve që ka bërë Profeti Muhamed do të ketë një luftë të madhe për një mal më ar që do të shfaqet, dhe ideja është për naftën. Të ardhmen e historisë nuk e shohim dot.

Sipas konspiracionistëve koronavirusi është një armë biologjike e prodhuar nga njeriu pastaj ndahen mendimet, dhe shkencëtarët merren me pasojën. Konspiracionistët mendojnë që kjo është një armë e lëshuar më qëllim.

Disa të tjerë mendojnë që kjo do të shoqërohet me pasurimin e numri shumë të vogël njerëzish dhe ata që kanë qenë të varfër do të bëhen më të varfër. Ndërkohë një pjesë tjetër mendojnë që është një kontroll i qytetarëve. Ka edhe të tjerë që mendojnë se izolimi shkakton një frikë që mund ti çojë njerëzit drejt vaksinimit që sipas tyre mbartin rreziqe”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai ka folur edhe për vaksinat dhe mjekësinë tradicionale, ndërsa theksoi se mjekimet popullore janë përdorur në Kinë dhe gjenden edhe në Shqipëri.

“Që kur ka ardhur Donald Trump kam thënë që do të ketë përplasje, parulla e tij është Amerika për amerikanët. Trump është kundër Iluminatit. Iluminatët merret me çështjet e pushtetit, ndërsa masoneria merret imanoidet apo historinë e njerëzimit në tokë. Të gjithë këto fatura në fund do ti shkojnë Kinës. Bota financiare e Iluminatit është lidhur me racën e verdhë dhe një nga përpjekjet e tyre është bënin një shtet si Izraeli.

Të gjithë presidentët e SHBA-ve më parë e kanë lejuar këtë. Trump ishte ai që e ndali këtë projekt dhe po punon për ta ndaluar armatosjen. Kush kontrollon misionin e parasë kontrollon botën. Të gjitha palët do ta shfrytëzojnë koronavirusin për interesin e tyre”, deklaroi Cako.

Kush po e shfrytëzon koronavirusin në Shqipëri?

Cako: Këtu 99% janë të verbër, por do të ketë një gjyq ndërkombëtar ndoshta në Hagë ku do të shkojë Kina. Mendoj që raca e bardhë do të vazhdojë të komandojë në histori, do të jetë lokomotiva, unë kështu e mendoj.

Intervista e plotë në 'Abc News':

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco