Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

40 vizita urgjente dhe 2 raste të reja në Shkodër? Priten përgjigjet e testeve

40 vizita urgjente dhe 2 raste të reja në Shkodër? Priten përgjigjet e testeve

20:21, 10/04/2020
A+ Aa A-

Qyteti i Shkodrës vijon të jetë ndër më të goditurit në vend sa i përket Koronavirusit.

Sipas asaj që mëson Syri.net, në Spitalin Rajonal të Shkodrës janë kryer ditën e sotme 40 vizita urgjente, nga të cilat dy prej tyre dyshohen si të infektuar me COVID-19.

Pacientët në fjalë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke u ndjekur në banesat e tyre.

Ndërkohë testet e tyre janë dërguar në Tiranë ku edhe do të merret përgjigja zyrtare e tyre.

Deri tani, Shqipëria numëron 416 të prekur me COVID-19 dhe 24 viktima. Pas Tiranës me 199 raste, Shkodra vjen e dyta me 49 të tilla. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco