‘Nëse nuk japim dot dorën njëri - tjetrit, të japim buzëqeshje’, Mesazhi i Imzot Frendos në prag të Pashkeve

‘Nëse nuk japim dot dorën njëri - tjetrit, të japim buzëqeshje’, Mesazhi i Imzot Frendos në prag të Pashkeve

15:03, 10/04/2020
A+ Aa A-

Arqipeshkvi Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo nuk e fsheh mërzinë dhe dhimbjen që ndjen kur kujton se meshën e Pashkëve do e mbajë pa besimtarë. 

 Pandemia e koronavirusit COVID-19 nuk do të lejojë besimtarët të mbushin kishën si çdo vit për Pashkët. “Na ka mërzitur. Është shumë e vështirë të mbash meshë pa besimtarët. Është shumë e dhimbshme të përjetojmë këtë dhe kisha është bosh. Por nuk kemi mundësi” thotë Imzot George Frendo në një intervistë me skype për Ora Neës.

Dhe në këto ditë izolimi dhe distancimi social imzot Frendo ka një apel:  Është e vërtetë që nuk mund të japim dorën njeri tjetrit por të paktën një buzëqeshje. Mos i mungoni buzëqeshjet.”

“Shpresa na jep kurajon për të ecur përpara. Ti lutemi Zotit të njohim vetveten më mirë”  nënvizon Arqipeshkvi Metropolitan Tiranë-Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco