Lajm i mirë nga Poliçani/ Testet e stafit të Qendrës Shëndetësore rezultuan 'negativ'

Lajm i mirë nga Poliçani/ Testet e stafit të Qendrës Shëndetësore rezultuan 'negativ'

20:01, 09/04/2020
A+ Aa A-

Një lajm i mirë ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Poliçanit. Testimet e stafit të Qendrës Shëndetësore të këtij qyteti,të përbërë nga 30 mjek,infermierë e punonjës,kanë rezultuar "negativë". 

Pas konfirmimit të rastit të parë me coronavirus në këtë qytet ditën e hënë, një 79-vjeçari që për shkak të sëmundjeve të tjera prej një muaji merrte shërbim mjekësor në të vetmen Qendër Shëndetësore të Poliçanit, i gjithë sfati i qendrës u karantinua. 

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria Rajonale e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik në Berat. 
Sipas kësaj drejtorie,mjekët infeksionistë kanë bërë edhe gjurmimin e kontakteve të 79-vjeçarit të prekur me coronavirus, të cilët janë karantinuar dhe janë në vëzhgim të përditshëm nga mjekët, për të parë nëse do të shfaqin shenja të infektimit apo jo. 

79-vjeçari nga Poliçani, rasti i dytë i prekur me coronavirus në qarkun e Beratit, pasi rezultoi "pozitiv" dhe në pak orë gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua,u transferua në Spitalin Infektiv Covid në Tiranë, në gjendje të intubuar. 

Ai dyshohet se u infektua nga djali i tij 30-vjeç i ardhur nga Greqia një muaj më parë, që mendohet se e ka kaluar sëmundjen pa shenja të rënda por ja ka përcjellë të atit, pasi testi i tij i dy ditëve më parë rezultoi "negativ".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco