Pipero jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodhë me infektimet me COVID-19 në fundjavë në Shqipëri

Pipero jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodhë me infektimet me COVID-19 në fundjavë në Shqipëri

22:00, 07/04/2020
A+ Aa A-

Për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Pipero u shpreh se për shkak të masave të marra nga qeveria, kurba në Shqipëri ka qenë e zbutur.

Megjithatë Pipero tha se duhet të jemi të kujdesshëm, pasi edhe në muajin maj mund të ketë raste sporadike.
Pëllumb Pipero: Praktikisht java që kaloj unë mendoj që ka arritur pikun apo maksimumin e mundshëm kurba në Shqipëri.

Duhet të kemi në konsideratë që kurba tek ne mbetet e zbutur për shkak të masave të marra nga qeveria. Pra ne nuk kemi një kurbë të ashpër, kemi një kurbë të zbutur dhe kur kurba është e zbutur do të thotë që rënia e saj është graduale dhe relativisht më e gjatë.

Natyrisht e kam thënë dhe më parë, fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës tjetër do të ketë doemos fillimin e rënies së qëndrueshme të epidemisë në vendin tonë. Unë mendoj se fundi i prillit do të ketë raste shumë të pakta. Por kam frikën se edhe maji do të ketë raste sporadike.

Për të qenë të çliruar nga epidemia do të duhen së paku një muaj nga rasti i fundit i konfirmuar. Ndaj them që do jetë pak më i gjatë. Ndoshta këto ditë apo nga fundi i kësaj javë do të jetë fillimi i fundit që relativisht do të jetë i gjatë. Pra duhet doemos të jemi shumë të kujdesshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Isufi07/04/2020 23:32

Tamam e ke: me masat we ka mare qeverija kurbs e infeksioneve rdhte e zbutur. Se qeverija, te tha te thuash qe madka te perdorin vetem sta we jane te semure, ndersa tani na thuhet qe maska te veme te gjithe. Ore politikan i deshtuar,

david 07/04/2020 23:10

Po cila qeveri ka mare masa, per cfaree qeverie flet se e ke then gjithmon sa here ke dale ne tv, edhe rames ja the te opinioni, per masat qe ka mare qeveria, e cfare masa ka mare zero masa ka mare qeveria tende zero masa, masat meren pa u ardhur virusi e jo kur ka ardhur jane mbushur spitalet, masat qeveria duhet ti mari per stafin mjekesor, per ekonomin, per popullin duke u shperblyer, e jo duke i lene pa buke, se po nuk vdiqen nga virusi do vesin nga uria, do vdesin nga oreksia, nga keq ushqyerja, dhe kur vete hallexhiu i shket ne spitalet tuaja, nuk dini nga ta sheroni me perpara, se si ka ngel gje pa e kap ne trup, po thuaj cfare e zuri njeriun dhe se hoqi, ngelet ne duar te qeveris ngelet ne duar te doktoreve te qeveris, nuk behet kariera duke bere servilin e qeveris pirpoooo, se dhe as njerzit nuk sherohen

Shto koment

Denonco