Spar Albania dhuron 5000 maska dhe 5000 palë doreza për Policinë e Shtetit

Spar Albania dhuron 5000 maska dhe 5000 palë doreza për Policinë e Shtetit

15:45, 07/04/2020
A+ Aa A-

Spar Albania, në kuadër të nismave në dobi të komuniteteve, i dhuroi Policisë së Shtetit 5’000 maska dhe 5000 palë doreza (10000 njësi) mbrojtëse për t’u përdorur nga forcat e policisë gjatë luftës me përhapjen e koronavirus (COVID-19).

Dorëzimi i maskave dhe dorezave u krye në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë për t’ju shpërndarë më tej forcave të policisë në terren.

Policia e Shtetit, në këtë periudhë të vështira, është përditë në rrugë duke ndërvepruar me qytetarët në një përpjekje masive për të kontrolluar dhe minimizuar përhapjen e COVID-19. Duke qenë në kontakte të vazhdueshme me qytetarët, vetë policët janë ndër më të ekspozuarit karshi virusit. Duke u njohur me situatën dhe sfidën e policisë së shtetit Spar Albania vendosi t’i vinte në ndihmë duke i dhuruar materiale mbrojtëse. Ky dhurim i Spar Albania për uniformat blu u krye nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane.

Image

Gjatë dorëzimit të maskave dhe dorezave, Drejtori e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Theodhori Gravani, u shpreh: ‘Falënderoj Spar Albania dhe Grupin BALFIN për kontributin e çmuar, i cili vjen në një moment të rëndësishëm dhe delikat. Dhurimi i maskave dhe dorezave ndihmon jo vetëm në ruajtjen e shëndetit të forcave të policisë pore edhe vetë qytetarëve në vijimin e punës së përditshme që ne po bëjmë në kuadër të luftës kundra COVID-19.’

Ndërsa përfaqësuesja e Spar Albania, Granada Flaga, u shpreh se: ‘Spar Albania ka treguar gjithnjë një angazhim të veçantë në përgjegjësinë sociale, kjo nën kujdesin e veçantë të Grupit Balfin dhe në vizionin e konsoliduar të presidentit të grupit, z. Samir Mane.  Sot, patjetër, nuk kishte si të mos ishim në këto ditë vështira pranë Policisë së Shtetit, që sikurse me mjekët, janë në vijën e parë për të shpëtuar jetët e qytetarëve. Sot, SPAR dhuron 10’000 maska dhe doreza dhe urojmë që kjo të jetë një ndihmë në Policisë e Shtetit, për t’i shërbyer qytetarëve. I Jemi të gjithë mirënjohës për punën e tyre.’

Image

Policia e Shtetit, bashkë me mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikësit, shitësit, shpërndarësit e mallrave, etj, mbeten në vijën e parë të frontit për përballjen me koronavirusin.

Nuk është hera e parë që shoqëritë e Grupit BALFIN ndihmojnë në përballimin e emergjencave kombëtare. Edhe për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, shoqëritë e Grupit BALFIN dhuruan 1.2 milion euro. Grupi BALFIN synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mitro LLozi07/04/2020 17:44

Jepini klienteve tuaj qe vin ke marketet or spar balfin grupi shurupi ose shqypi policise tja japi mjekrroshi bashke me Lleshin se ka boll shallvare me bo. maska

Shto koment

Denonco