Infermieri shqiptar në Itali rrëfen luftën me COVID-19: Kam parë të sëmurë të vdesin, por kurba ka nisur të bjerë

Infermieri shqiptar në Itali rrëfen luftën me COVID-19: Kam parë të sëmurë të vdesin, por kurba ka nisur të bjerë

16:45, 06/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje Skype për Syri TV, Korab Gjana, infermieri shqiptar që po shërben në Itali, ka rrëfyer eksperiencën e tij në luftën anti-Koronavirus në shtetin fqinj.

Sipas tij, mes stafit mjekësor italian dhe 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë nuk ka diferencime, por të dyja palët luftojnë në vijën e parë të frontit.

"Pothuajse i gjithë grupi di italisht, plus gjuha mjekësore është e përbashkët. Nuk ka qenë problem gjuha në bashkëpunimin me kolegët italianë apo me pacientët. Në spitalin e Breshias ka 135 staf mjekësor të infektuar, por në Infektiv ku jam unë, nuk ka asnjë.Ne i kemi bërë tamponët sapo kemi ardhur dhe kemi rezultuar të gjitha nergativë", rrëfen Gjana.

I pyetur nëse pritet të ndryshojë kurbae infektimeve dhe vdekjeve në Itali, infermieri shqiptar që po shërben në Infektivin e Breschias, u shpreh besimplotë.

"Me ato që po shikojmë nga afër këtu ka filluar duke rënë. Kulmi ishte fundi i marsit dhe prillit. Tani besojmë se do të nisë të bjerë", tha Gjana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco