Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Rradhë të gjata në banka dhe posta, qytetarët detyrohen të thyejnë orarin e leje daljes

Rradhë të gjata në banka dhe posta, qytetarët detyrohen të thyejnë orarin e leje daljes

15:54, 06/04/2020
A+ Aa A-

Edhe kjo e hënë i ka gjetur qytetarët në rradhë të gjata në sportelet e bankave të nivelit të dytë për të çelur llogari bankare për pagën e luftës.

Ata u paraqitën që herët në mëngjes ndërsa për të marrë shërbimin u duhej më shumë se 90 minuta.

Të shumtë ishin dhe qytetarë të tjerë që duhej të bënin pagesat e kësteve mujore të kredisë si dhe detyrime të tjera bankare.

Qytetarët shprehen se janë të detyruar të thyejnë lejen për shkak të vonesave në shërbime, por edhe kohës së shkurtër që u është lënë në dispozicion për të lëvizur dhe për të kryer këto veprime.

E njëjta situatë paraqitet edhe në sportelet e Postës Shqiptare ku të moshuarit presin të marrin pensionin mujor.

Ata shprehen se nuk kanë njeri që të dalë dhe të interesohet për pensionin e tyre dhe se janë të detyruar të dalin pavarësisht se janë një nga katregoritë sociale më të rrezikuara nga COVID-19.

Në shumë raste për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit në rradhë dhe presionit të kohës, qytetarët nuk i marrin në konsideratë masat për mbajtjen e distancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco