Pipero: Edhe javën tjetër shifrat do jenë të larta, më pas ...

Pipero: Edhe javën tjetër shifrat do jenë të larta, më pas ...

20:11, 05/04/2020
A+ Aa A-

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero me anë të një  postimi në Facebook, shkruan se edhe javën tjetër shifrat e infektimeve nga Covid-19 do të jenë si ditë e fundit, të larta.

Sipas Piperos, pas kësaj jave pritet të ketë një ulje graduale të rasteve me sëmundjen e koronavirusit.

Postimi i plotë i Pëllumb Piperos:

Nje grafik dhe një letër!

E fillova kështu këtë postim nisur nga shqetesimi i Prof. E. Ruka për kurbën që tregon ecurinë e epidemisë në vendin tonë, duke e falenderuar profesorin e nderuar, por dhe duke shpjeguar se nisur nga ecuria e Covid 19 në vendet e tjera edhe ne prisnim që kjo jave të mbyllej pak a shumë me këto numra, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, një kulm i butë ky falë masave të marra nga qeveria, në kohën e duhur sipas meje!

Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre ‘agresive’ rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare. Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes.

Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi.

Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!

Po e vazhdoj postimin me nje leter te Nene Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar ne spital se bashku me tre pjestare te familjes se saj me Covid 19, sot te gjithe te sheruar.

E fundit doli nga spitali Nene Veziko, e moshuar, por luftarake deri me fund, dhe se bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejen me te veshtire te jetes se saj, fitoi mbi Covid 19.

Te shkuara dhe jete te gjate Nene Veziko!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 06/04/2020 02:53

O piper ke tre javë që thua dhe një javë, ske faj se ti trasmetuesi valëve të Ed k... je prandaj më mirë mos dil mo me dhënë deklerata se do qeshin njerëzit me ty.

Shqiptari05/04/2020 22:06

Nje pergjigje dixhitale se letra na duhet per gje tjeter tani Shtoji ca ngjyra asaj piktures thuaj mjeshtrit te behet kryeveper ta cojme ne LUVER ta varin ne mur Si percaktohet nje gje e tille kur mungojne provat TESTE DOKTOR TESTE Ske faj bisturi ne dore te pacientit e pa degjuar Te rrojme vete thuaj e te fitojme imunitet se sa per kurba ose malore kemi nje jete qe i kemi hasur perpara Kujtohu per betimin e Hipokratit Mbase keni bere te Hipokritit

Shqiptari05/04/2020 21:51

Nje pergjigje dixhitale se tashme letrat duhen per tjeter gje Shtoji dhe ca ngjyra me shume thuaj mjeshtrit ta cojme ne LUVER ta varin ne mur Flet per kurba kur ske prova konkrete TESTE O DOKTOR Ske faj mekanizem ne dore te pacientit e pa degjuar Te rrojme vete e te fitojme imunitet se sa per kurba ose malore nuk na ben pershtypje te na e shpjegosh Kemi nje jete qe vetem kurba e malore kemi hasur perpara

Shto koment

Denonco