Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Avokati: Dua të infektohem me koronavirus, ta shihni si janë simptomat

Avokati: Dua të infektohem me koronavirus, ta shihni si janë simptomat

14:30, 05/04/2020
A+ Aa A-

Avokati Zaçe Islami ka hedhur akuza të forta lidhur me pandeminë, që sipas tij po përdoret nga qeveria shqiptare për të shtypur qytetarët.

Islami tha për Fax News se qytetarët duhet të dalin në rrugë, dhe të mos bëhen pre e një rendi të ri botëror që duan fuqitë e mëdha që të vendoset, ndërsa shtoi se ka shkelje të hapura të të drejtave themelore të njerëzve.

 ‘Masat e marra nga qeveria janë të pajustifikueshme, dua ti referohem deklaratës së doktor Petrelës, ku gripi i Hong Kongut mori më shumë se 300 jetë në Tiranë ne kohen e komunizmit, dhe asnjë nuk ndodhi, unë vetë e kam kaluar atë.

Nuk mund të justifikohet dalja e makinave të blinduara nëpër qytet, ka ndaluar lëvizjen e makinave, pse më ndalon? Ne jemi pensionistë, kemi nevoja shëndetësore, janë myllur të gjitha klinikat, më zë dhëmballa në 3 të natës ku të shkoj unë, më është thyer proteza e dhëmbëve, ku të shkoj unë?!

Unë kam aplikuar në hipotekë para një muaj, dhe hipoteka nuk më kthen përgjigje, mjet kontakti nuk kam, dhe nuk më jep përgjigje njeri, ku ta kërkoj unë këtë të drejtë, ku të shkoj, kam aplikuar në e-albania dhe asnjë përgjigje.

Kemi shërbimet e fasoneve dhe call-centerave që vijojnë të punojnë, pse atje nuk paska mundësi që të hapet koronavirusi, kur ka një numër aq të madh qytetarësh.

Ua them me përgjegjësi që kjo është e qëllimshme, unë personalisht dua që të infektohem nga koronavirusi, jam 70-vjeç, dhe dua të infektohem që tiu tregoj se nuk është ashtu siç e thonë ata për simptomat.

Nuk kemi ku të shkojmë të pimë një kafe, as jashtë që ta marrim në dorë, është nje veprim djallëzor nga ana e shtetit, nuk po bëhet qameti nga kjo epidemi.

Po iu them që ministri i jashtëm amerikan që në 74 e ka parashikuar këtë gjë, pra ishte një gjë e planifikuar. Nuk është bërë hataja, jo moj zonjë, 18 njerëz që kanë vdekur në 1 muaj e gjysmë është tërësisht normale, nuk ka asnjë gjë shqetësuese, nuk mund të izolohen njerëzit nga një grip i thjeshtë.

Kush do mbjellë kush do korrë? Njerëzit duhen lejuar që të lëvizin të lirë, shqiptarë çohuni dhe mos rrini në shtëpitë tuaja, pasi kryeminsitri po na mashtron. Njerëzve duan që tiu vendosin çipin përmes vaksinës, duan që ti mbajnë nën kontroll, do vendosin një rend të ri botëror’, u shpreh Islami.

 ‘Zonjë në do asfiksohemi për një kokër domate, apo një shalqi’, ishte alarmi i ngritur nga avokati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco