Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

FOTOGALERI/ E shkretuar dhe pa jetë, Tirana si asnjëherë më parë

FOTOGALERI/ E shkretuar dhe pa jetë, Tirana si asnjëherë më parë

20:37, 04/04/2020
A+ Aa A-

Tirana është bosh si kurrë më parë në këto 30 vite. Bulevardet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit janë tërësisht të shkreta përveç ndonjë mjeti të autorizuar që mund të lëvizë në këtë periudhë të pazakontë.

Policia e ushtria vazhdojnë të qëndrojnë në postblloqe në pika të ndryshme për ndalimin e personave që thyejnë rregullat e vendosura, ndërsa apeli nuk ndryshon: qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Deri tani, në Shqipëri numërohen 333 raste të infektuarish me COVID-19, 18 viktima, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 99. 

Më poshtë disa foto se si duket Tirana në orët e pasdites..../A.R,Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Askushi04/04/2020 22:01

    Dhe pa drita ....

    Shto koment

    Denonco