A rrezikohen të sëmurët kardiakë nga COVID-19?/ Mjeku: Ja çfarë ndodh me qelizat e muskulit të zemrës

A rrezikohen të sëmurët kardiakë nga COVID-19?/ Mjeku: Ja çfarë ndodh me qelizat e muskulit të zemrës

19:47, 04/04/2020

Mjeku i njohur kardiolog Sabit Brokaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në News 24, i pyetur sesa të rrezikuar janë nga me sëmundje zemre nga koronavirusi, deklaroi se kanë rrezik potencial.

Brokaj u shpreh se ky është një virus shkatërrues për qelizat muskulare të zemrës.
“Edhe virozat e zakonshme mund të japin probleme tek zemra. Raste të tilla kemi pasur unë dhe kolegët e mi me përvojë.

Ky virus është shumë agresiv dhe shumë shkatërrues në qelizat muskulare të zemrës. Shumë persona me zemër më kanë pyetur për situatën”, tha Brokaj.

Sabit Brokaj nënvizoi se mund të ketë masa lehtësuese më vonë, ndërsa tha se beson se aktiviteti ekonomik nuk duhet ndaluar kaq shumë.

“Mendoj se mund të ketë masë lehtësuese. Nuk ke pse paralizon aktivitetin ekonomik në tërësi. Në periferi mund të bësh lëshime. Lëshimet duhet të jenë nga ana tjetër më të matura”, tha Brokaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco