Vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër/ Dyshohet për 3 raste të reja, njëri 25 vjeç

Vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër/ Dyshohet për 3 raste të reja, njëri 25 vjeç

18:35, 04/04/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës sotme ka vijuar hetimi epidemiologjik në dy vatrat e reja të lagjeve Dobrac dhe Kiras të Bashkisë Shkodër.

Gjithashtu janë marrë edhe 12 tampona të tjerë për këto dy familje, ndërkohë nga numri i emergjencës 127 janë njoftuar edhe për 3 raste te dyshuar për COVID-19, pacientë të moshave 80, 48, 25 vjeç, me klinikë të shfaqur pa histori udhëtimi, mostrat janë dërguar në ISHP, së bashku me 2 mostra të tjera të dërguara nga Spitali Rajonal sot në mëngjes, gjithsej janë 17 mostra për të cilët pritet përgjigja zyrtare.

Mostra e pjesëtarit të komunitetit Rom që u dërgua mbrëmë pranë ISHP-së në Tiranë, ka dalë negative.

Nga Malësia e Madhe, informohemi se është marrë mostra e një personi nga Koplik i Sipërm, që kishte kontakt me dy familjët dalë pozitivë në Shkoder dhe është dërguar në Tiranë.

Nga ISHSH, jane inspektuar dhe monitoruar rreth 62 subjekte, prej të cilave 32 subjekte kryenin shërbime, për të cilat nuk u morën masa administrative, dhe 27 subjekte u konstatuan të mbyllura. 

Ndërkohë, nga Bashkia Shkodër janë shpërndarë gjatë ditës së sotme 17 pako ushqimore dhe higjenike për familje në nevojë në qytet, 37 pako ushqimore në NjA Guri Zi, të dedikuara për familje në nevojë, të moshuar, të vetmuar, si dhe ka vijuar dezinfektimi i objekteve që gjenden pranë vatrave të reja të infektimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco