U infektua me COVID-19/ Drejtori i Urgjencës: Ja ku mund ta kem marrë

U infektua me COVID-19/ Drejtori i Urgjencës: Ja ku mund ta kem marrë

21:35, 03/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me “Skype” me gazetarin Mustafa Nano në “Provokacija”, mjeku Skënder Brataj i cili është tashmë i prekur nga COVID-19 ka folur për pandemi e shkaktuar na kornavirusi.

Brataj u shpreh se infektimi i doktorëve sipas studimeve të bëra në vendet ku infesksioni u përhap ka treguar se edhe stafi mjekësor është i prekur.

“Jemi në linjën e parë dhe kemi të bëjmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me pacientin e infektuar. Momentet e infeksionit të parë që u zbulua në Shqipëri ishte data 8 mars. Por deri në ato momente duke pasur parasysh edhe periudhën e inkubacionit , mendohet se virusi ka qenë disa ditë para datës 8.

Si mund ta keni marrë virusin?

Brataj: Nuk e kam idenë si mund ta kem marrë virusin. Por ne kishim një fluks shumë të madh përveç pacientëve. Kishim trajnim të stafit, afërsi me njerëzit, më pas u kaluam direkt në praktikën e  rasteve të infektuar.

Procedurat që kanë shumë rëndësi është mënyra e veshjes sepse duhet që asnjë pjesë e trupit nuk duhet të mbetet pa veshur. Një mënyrë e rëndësishme është edhe  momenti kur zhvishesh sepse mund të jetë infektuar e gjithë uniforma. Ndoshta kanë qenë ato momentet e shkujdesjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco