Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ipeshkvi i Lezhës: Ta kremtojmë Pashkën në thjeshtësinë e gëzueshme të familjeve tona

Ipeshkvi i Lezhës: Ta kremtojmë Pashkën në thjeshtësinë e gëzueshme të familjeve tona

13:25, 03/04/2020
A+ Aa A-

Imzot Vitale, ipeshkëv i Lezhës, në mesazhin e tij për Javën e Madhe të Pashkëve, në kushte të jashtëzakonshme të krijuara nga koronavirusi, uu drejtohet besimtarëve se “nëse nuk mund ta kremtojmë Pashkën në mënyrë solemne, së bashku, si familje dioqezane, në Katedrale dhe në Kisha famullitare, ju ftoj që ta bëni në thjeshtësinë e gëzueshme të familjeve tuaja”. “Jemi të sigurt se Hyji ynë, që është Zoti i jetës, nuk i braktis bijtë e vet dhe vigjilon mbi secilin prej nesh dhe mbi Atdheun tonë”, njoftoi Vatikani.

Ottavio Vitale tha: "Pas disa ditësh do të festojmë Pashkën dhe do ta bëjmë në një mënyrë krejt të pazakontë, duke i kremtuar Ritet e Javës së Shenjtë dhe Meshën e Pashkës me dyer të mbyllura. Pandemia, e krijuar nga virusi korona, e shtrëngon edhe bashkësinë kishtare që t’i nënshtrohet kufizimeve të vendosura nga autoritetet civile për ta ruajtur shëndetin e popullsisë.

Pamundësia për ta bashkëndarë me popullin e Hyjit kremtimin e Vdekjes dhe të Ngjalljes së Zotit, që është edhe solemniteti kryesor i krishterë, ma trishton thellësisht shpirtin, ashtu siç e trishton edhe shpirtin e çdo meshtari, të shtrënguar pothuajse si në fshehtësi, kundër një armiku të padukshëm si ky virus vdekjeprurës që po e pushton mbarë botën. Mirëpo, nëse nuk mund ta kremtojmë Pashkën në mënyrë solemne së bashku si familje dioqezane në Katedrale dhe në famulli, ju ftoj ngrohtësisht që ta bëni në thjeshtësinë e gëzueshme të familjeve tuaja."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco