Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi, padi në GjK për mandatin e Xhaçkës

Dëshmia e emigrantit në Kakavijë/ 'Erdha të varros nënën, na kanë bllokuar në doganën tonë'

Dëshmia e emigrantit në Kakavijë/ 'Erdha të varros nënën, na kanë bllokuar në doganën tonë'

18:54, 01/04/2020
A+ Aa A-

Rreth 40 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar që nga mëngjesi i sotëm në doganën e Kakavijës.

Emigranti shqiptar Përparim Kapaj denoncon se qytetarët e bllokuar janë gënjyer dhe mashtruar nga policia shqiptare pasi nuk lejohen as të hyjnë në Shqipëri dhe as të kthehen në Greqi.

Po ashtu Kapaj thotë se kishte ardhur për të varrosur nënën, gruan e ka anemike kurse në doganë s’ka asnjë dyqan për të ngrënë edhe pse shqiptarët ndodhen në tokë neutrale prej 24 orësh.

Ndërkohë ai bën me dije se çfarë i ka komunikuar Policia Kufitare e Kakavijës se presin konfrimim nga Ministria e Jashtme. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco