Ambasada greke: Shqiptarët që duan të kthehen, nuk do ndalohen nga autoritetet tona

Ambasada greke: Shqiptarët që duan të kthehen, nuk do ndalohen nga autoritetet tona

17:24, 31/03/2020
A+ Aa A-

Ambasada e Greqisë në Tiranë ka bërë të ditur për tw gjithw shqiptarwt qw duan tw kthehen ne vendin e tyre, se nw asnjw rast autoritetet greke nuk pengojnw daljen e ketyre shtetasve nga vendi i tyre. 

'Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej  mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë  Shqiptarë të cilët dëshërojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast  Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave  kufitare të kalimit Greqi - Shqipëri.

Për më tepër, janë dekretuar amendime  të posaçme  që  parashikojnë  zgjatje të lejeve të qëndrimit  që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi  masat e jashtëzakonshme.' 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dritani31/03/2020 21:05

Te gjithe mbyllin dyert kurse greket i hapin. Duhet denuar dhe denoncuar ky shtet qe ndihmon perhapjen e virusit. Denoncim ne Be dhe Obsh. Perveç kesaj ca thote greqia per sirianet qe duan te futen ne greqi... apo i qellon me arme?

Shto koment

Denonco