Kriza me COVID-19/ 'Kastrati Group' i vjen në ndihmë qytetarëve të qarkut Kukës

Kriza me COVID-19/ 'Kastrati Group' i vjen në ndihmë qytetarëve të qarkut Kukës

22:47, 30/03/2020
A+ Aa A-

Në një kohë kur Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e botës, po përballet me krizën e Koronavirusit, nuk mungojnë shembujt e bamirësisë që të japin kurajo në një periudhë të tillë.

Një prej tyre është edhe "Kastrati Group", një ndër bizneset më të fuqishme në vend, i cili u ka ardhur në ndihmë një prej qarqeve më të varfër në vend.

"Kastrati Group" ka dhuruar 40 tonë miell për qytetarët e bashkisë së Kukësit dhe 25 tonë për qytetarët e bashkisë së Hasit, duke treguar edhe një herë se në situata të vështira është gjetur gjithmonë pranë familjeve në nevojë në Qarkun Kukës dhe jo vetëm.

Përveç ndihmës që ka ofruar vetë, "Kastrati Group" ju bën thirrje të gjithë biznesmenve të qarkut Kukës që të gjithë së bashku të ndihmojmë familjet në nevojë dhe vetëm në kete menyrë do ia dalim!

Në raste të tilla vlen vërtetë shprehja "Bamirësia nuk të varfëron"...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 31 mars 202031/03/2020 19:30

Z. KASTRATI që bëtë atë bamirësi të vogël në Kukës dhe Has treguat njerzillëkun tuaj prej Oligarku duke i shpërndarë miell popullit të varfër të këtij Qarku. Por unë kam një pyetje për ju: A e jeni në dijeni që çmimi i naftës në Republikën e Maqedonisë së V. ka një javë që është ulur dhe tregëtohet me çmimin "750 lek të vjetra litri". TË mos flasim për cilësinë shumë të mirë. Ndërsa juve në Shqipëri vazhdoni me cinizëm ta mbani litrin 1600 lek të vjetra. Do ishte në nderin tuaj që në këtë kohë të vështirë" Pandemie" do të mund tju vinit në ndihmë shqiptarve duke ulur çmimin naftës siç po bëjnë vëndet fqinje..

Aliu31/03/2020 00:04

Shefqet! Mos e dhjet muhabetin. Une qe shkruaj jam dibran.Po qe puna per 30 milion leke te vjetra,(65000 kg x450 lek/kg -30000000 lek te vjetra. e thkesoj, te vjetra) mos i luaj vendit, se do i dergoj une, jo 65 ton miell, por 70 Ton.Nukjam i pasur, as krahasohem me ti. Po perseri do me vinte turp, pasi do ofendoja Kuksianet e Hasianet. Nuk jane per miell ! Memdo per dicka tjeter me dinjitoze. I dhe Milit 3 milion euro, e nuk tu prish terezia (mund te jene me shume, por kaq dime ne ). Sinqerisht mos e bej! I ofendon.)megjithese besoj se nuk e prenojne miellin )

Shto koment

Denonco