Shifrat më të larta se ato të deklaruara/ Mjeku: Piku në Shqipëri do të jetë në muajin ....

Shifrat më të larta se ato të deklaruara/ Mjeku: Piku në Shqipëri do të jetë në muajin ....

20:22, 30/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku Petrit Vargu gjatë një interviste për Fax Neës në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, duke folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, deklaroi se numri i të infektuarve në vend është më i madh se ato që deklarohen zyrtarisht nga ministria.

Vargu tha se duhet të bëhen teste masive, pasi sipas tij nuk ka një strategji të mirë ndërmjet izolimit dhe testimit dhe nëse do të ishte bërë do të ishte më mirë. Vargu tha se karantina do të vijojë deri në fund të prillit dhe piku i epidemisë sipas tij do të jetë në fillim të majit.

“Është më i lartë se numri i të infektuarve nga ato që deklarohen zyrtarisht. As një parashikim nuk mund të bëhet në vend me 10 teste që bëhen në Shqipëri, pra jam kundër që piku do të arrihet javën që vjen. Mendoj se me këtë karantinë të frikshme do të vijojë deri në fund të prillit. Me këto gabime që bëjmë në testime, unë mendoj se pikun do ta kemi në muajin maj. Epideminë e heqim vetëm me masat që do të marrë qeveria. Unë mendoj se ne nuk kemi bërë një strategji të mirë ndërmjet izolimit dhe testimit, nëse do të ishte bërë mirë do të prisnim rezultate shumë më të mira. Testet janë çelësi  i suksesit. Janë teste që mund të na krijojnë mundësinë që të kapim pacientët.”– tha Vargu.

Përse nuk i bëjmë testet?
Këtë nuk e di njeri, jemi të painformuar. Pse nuk bëhet teste duhet të pyeten ato që nuk i bëjnë testet. Këto gabuan në fillim, një test kushton midis 3 deri në 8 euro.

Testi na jep të mira materiale, pasi kriza ekonomike do të jetë me afat më të shkurtër. Mund të bëjnë 2 mln euro po më mirë të shpenzohen. Lekët për testime nuk janë lekë të shpenzuara, janë lekë të fituara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/03/2020 20:55

VETEM PER 2 MILION EURO!!!!! PO A NUK DUHET TE JENE KETO TESTE PJESE E CHECK-UP? KUR ME SHUME SE KAQ ESHTE E NEVOJSHME TE BEHET TESTIMI PER COVID-19?? PSE VETEM PER ANALIZAT E SHURRES DHE TE MUTIT I PAGUHEN 90 MILION EURO VILMA NUSHIT? EDHE ATO ANALIZA 60% E PUPULLSISE NUK I KANE BERE FARE! KJO ESHTE VJEDHJE ASHIQARE!!!!

Shto koment

Denonco