FOTO/ Ja si do jetë moti të hënën dhe 4 ditët e ardhshme

FOTO/ Ja si do jetë moti të hënën dhe 4 ditët e ardhshme

23:14, 29/03/2020
A+ Aa A-

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.

Dita e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme, reshjet e shiut do të jenë të izoluara me intensitet të ulët vetëm përgjatë maleve, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Dita e martë do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët.

Dita e mërkurë do të jetë me reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje në formë shtrëngate. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri deri në lartësin mbi 300 metra me intensitet deri mesatar. Në Alpe reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.

Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë hera-herës të vrullshme nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 20-25m/s.

Dita e enjte do të kenë mot të qendrueshëm.

Dita e premte do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët

Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte ku temperaturat në vlerat minimale do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco