Strehohen punëtorët shqiptarë në Poloni

Strehohen punëtorët shqiptarë në Poloni

19:54, 29/03/2020
A+ Aa A-

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, informon të gjithë personat e prekur nga lajmi që ka qarkulluar në mediat shqiptare, për 23 shqiptarët që janë braktisur në Varshavë, që prej dy ditësh nga punëdhënësi dhe se janë duke qëndruar në stacionin e trenit në Varshavë, se qytetarët janë në dhomat e tyre të hotelit në Zielona Góra.

Pas njoftimit nga një prej këtyre qytetarëve, më 28 mars 2020 (ora 16:33), në numrin e emergjencës së Ambasadës, për mosmarrëveshjen e krijuar mes tyre dhe Kompanisë punëdhënëse polake Easttrees, ul. Piaskowa 7, 65-204 Zielona Gora, NIP: 9291058077, Ambasada thotë se është vendosur menjëherë në kontakt me menaxherin dhe Presidenten e kompanisë në fjalë.

Pas këtyre hapave, qytetarët shqiptarë janë lejuar të rikthehen nga Kompania në dhomat e tyre të hotelit, ku gjenden që në orët e para të mëngjesit.

Ambasada thekson se  ka qenë dhe është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë që nga momenti që është kontaktuar prej tyre dhe do të vazhdojë të mbajë komunikim të hapur me Kompaninë dhe Institucionet kompetente në Poloni, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.

‘Numri i urgjencës +48 501 194 910 i Ambasadës së RSH në Varshave ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë funskional’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco