Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Durrësi në karantinë, lindin 94 fëmijë brenda 20 ditësh

Durrësi në karantinë, lindin 94 fëmijë brenda 20 ditësh

19:24, 29/03/2020
A+ Aa A-

Thuajse po bëhen 20 ditë që kur Durrësi është futur në karantinë. Qytetarët kanë kufizuar lëvizjet prej masave drastike të qeverisë dhe atyre ndëshkuese, por edhe si masë parandalimi për prekjen nga koronavirusi.

Në një kohë kur pjesa më e madhe e institucioneve kanë kufizuar veprimtarinë e tyre, materniteti i Durrësit është një prej atyre që funksionon 24 orë në 24.

Në harkun kohor të 20 ditëve të fundit në maternitet kanë ardhur në jetë plot 94 bebe të cilat gëzojnë shëndet të plotë. 43 lindje kanë qenë me operacion cezarian.

Shefi i obstetrisë Jak Çoku shprehet se bluzat e bardha kanë treguar këto kohë një kujdes të shtuar për të parandaluar prekjen nga Covid-19 të grave shtatzëna apo bebeve të sapoardhura në jetë.

‘I gjithë stafi i maternitetit është në punë. Ne kemi vijuar punën normalisht dhe derisa të zgjasë emergjenca Covid-19 kemi pezulluar dhënien e lejeve të zakonshme, pasi jemi në situatë lufte. Personeli shëndetësor ka shtuar masat mbrojtëse. Njëkohësisht jemi maksimalisht të angazhuar për të mbrojtur nënat e reja dhe të porsalindurit. Sapo vijnë në maternitet, ne marrim prej secilës prej tyre një informacion të detajuar për të ditur me saktësi lëvizjet apo personat e kontaktit. Fatmirësisht gjatë gjithë kësaj periudhe gjithçka ka shkuar mirë. Si nënat ashtu dhe bebet gëzojnë shëndet të plotë’, thotë mjeku obstetër Jak Coku.

Eksperienca në vendet evropiane dhe Kinë ka treguar se gratë shtatzëna apo të porsalindurit nuk përjashtohen nga prekja nga Covid-19. Për këtë arsye, drejtuesit e maternitetit kanë ndërmarra masa mbrojtëse shtesë.

‘Ndryshe nga më parë, kemi kufizuar në maksimum hyrje daljet e familjarëve gjatë kohës që një grua sjell në jetë fëmijën e saj. Futet vetëm njëri nga familjarët më të afërt. Në të njëjtën kohë, në vizitat  ambulatore që bëhen në katin e parë tek obstetria futet vetëm pacientja, asnjë nga familjarët. Edhe pacientet respektojnë distancat kur qëndrojnë në radhë. Kemi dezinfektuar të gjitha ambientet, ndërkohë që higjiena është maksimale’,- thotë mjeku Coku.

Nga ana tjetër shefi i obstetrisë në maternitetin e Durrësit u rekomandon të gjitha grave shtatzëna që të respektojnë izolimin në shtëpi dhe të lëvizin vetëm në rastet kur e kanë të domosdoshme.

 ‘Të gjithë mjekët qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm telefonik me pacientet e tyre dhe këshilla primare që u japim është të qëndrojnë në shtëpi. Gjatë kësaj kohe kemi marrë shumë telefonata nga njerëz që na kërkojnë këshilla, por ka dhe nga ata që na pyesin nëse jemi në punë në këto kushte të jashtëzakonshme. Tek ne puna nuk është ndalur për asnjë moment, kemi qenë gjithmonë në shërbim të shtatzënave dhe nënave të reja e foshnjave të tyre’, - thotë më tej Çoku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco