FOTO/ Ja si do të jetë moti për ditën e dielë

FOTO/ Ja si do të jetë moti për ditën e dielë

23:23, 28/03/2020
A+ Aa A-

Ashtu si ditët e fundit edhe gjatë ditës së dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Ditën e diel moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh afatshkurtra, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët por edhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të pasdites reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Do të ketë edhe reshje dëbore, por tepër të dobta dhe në lartësi të mëdha malore.

Pas erës së fortë të pak ditëve më parë, kjo fundjavë do të karakterizohet nga era e cila do të fryjë e lehtë dhe drejtim kryesor juglindje dhe veriperëndim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco