Dy kompani të Grupit Balfin i vijnë në ndihmë 100 familjeve në Bulqizë

Dy kompani të Grupit Balfin i vijnë në ndihmë 100 familjeve në Bulqizë

19:05, 28/03/2020
A+ Aa A-

Këto ditë të vështira ku Shqipëria dhe bota po përballen me emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19, për shumë familje në qytetin e Bulqizës jetesa është bërë akoma edhe më e vështirë.

Për këtë arsye, AlbChrome dhe Spar Albania vendosën të ndihmojnë 100 familje më në nevojë duke u dërguar në shtëpi bazën ushqimore. Kjo nismë u realizua në bashkëpunim me organizatën Fundjavë Ndryshe, e cila edhe identifikoi familjet në fjalë.

Në dorëzimin e pakove ishin të pranishëm përfaqësues të AlbChrome, Spar Albania dhe vullnetarët e organizatës Fundjavë Ndryshe. Realizimi i këtij projekti u krye nën përkujdesjen e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane.

Nisma do të vijojë javën e ardhshme edhe në qytetin e Burrelit. Nuk është hera e parë që shoqëritë e Grupit BALFIN i gjenden pranë personave më në nevojë në rastet e emergjencave natyrore. Për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, shoqëritë e Grupit BALFIN dhuruan 1.2 milion euro.

Grupi BALFIN synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco