'Nëse virusi pëson mutacion, vaksina mund të dështojë'/ Mjekja shqiptare: Ja pse në Itali ka më shumë vdekje se në SHBA

'Nëse virusi pëson mutacion, vaksina mund të dështojë'/ Mjekja shqiptare: Ja pse në Itali ka më shumë vdekje se në SHBA

22:53, 27/03/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje live me Ilva Now, epdemiologia shqiptare në Florida, Erta Cenko tha se në kushtet kur kjo sëmundje ka ende gjëra të panjohura dhe nuk ka një kurë për shërimin e saj, e vetmja gjë që kemi në dorë për shkëputur zinxhirin e transmetimit, është izolimi dhe distanca fizike që sipas saj duhet të jetë 1,5 metër.

Teksa solli shembullin e Italisë, vendi ku numri i vdekjeve është shumë i madh në krahasim me SHBA, që ka numrin më të madh të të prekurve, ajo solli në vëmendje një studim që e lidhte këtë me tre faktorë: Fakti që Italia është në vendin e dytë në botë për popullsinë më jetëgjatë, stili i jetesës në Itali, ku ndryshe nga SHBA të rinjtë kanë marrëdhënie të ngushta me më të moshuarit dhe takohen shpesh me ta, dhe e treta fakti që masat nuk u morën në kohën e duhur dhe situata nuk u mor seriozisht.

Mjekja shqiptare theksoi faktin se ka kërkime shkencore për vaksinën kundër virusit, por ka ende shumë pikëpyetje.
“Nëse virusi pëson mutacion, çdo avancim për kurën apo vaksinën do dështojë. E vetmja mënyrë për të shkëputur zinxhirin është izolimi. Edhe mbajtja e distancës është shumë e rëndësishme.

Distanca dhe izolimi janë mënyrat e duhura për t’u mbrojtur. Lexoj lajme që flasin për përdorimin e disa votaminave, kjo nuk është e vërtetë. Disa nga këto lajme mund të jenë edhe të dëmshme. Ato mund ta rrisin imunitetin, por nuk do thotë se nuk infektohemi”, - shpjegoi mjekja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco