Mjeku: Qeveria e ka të mundur të fillojë testimin masiv, kjo do të lehtësojë masat drastike

Mjeku: Qeveria e ka të mundur të fillojë testimin masiv, kjo do të lehtësojë masat drastike

21:42, 27/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku Erion Dasho në një lidhje telefonike për Fax News, në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ka folur në lidhje me masat e ndërmarra nga qeveri për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mjeku Erion Dasho deklaroi se në kushtet kur një sistem shëndetësor i një vendi me pak burime përballet me një epidemi të re, reagimi i parë është ai i mbrojtes.

Duke folur për testimet në masë, Dasho u shpreh se në vend ka ardhur koha e testimit masiv, i orientuar nga mjektë aty ku shfaqen rastet.

Mjeku sqaroi se tashme Ministria e Shëndetësisë ka mundësinë që të kryejë testimin masiv për shkak se ka rënë çmimi i testeve.

Testimi masiv sipas Dashos do të lehtësoje masat drastike, duke bërë të mundur evidentimin e rasteve dhe izolimin e personave

Xhaxhiu: Kemi hyrë në javën e pikut?
Kur vjen puna për të bërë parashikime përfshihen shumë displina për të parashikuar se çfarë do të ndodhë nesër. Pra nuk mund të flasim për javë sulmi apo javë prove, por flasim për një zhvillim të epidemisë që është menaxhuar me shumë kujdes nga ana mjekësore, por edhe për një situatë që është menaxhuar shumë mirë nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ne mësuam nga gabimet e botës dhe arritëm ta mbajme situatën të kontrolluar dhe në këtë numër rastesh që ne kemi sot.
Unë nuk gjykoj se këtu ka çaluar diçka, përgjigja që ka pasur Shqipëria ka qenë e matur. Në kushtet kur një sistem shëndetësor i një vendi me pak burime përballet me një epidemi të re reagimi i parë është ai i mbrojtes.

Testimi është një masë që kompenson kufizimet sociale, mendoj se duhet të balancohen. Dhe testimi është një masë me shumë vlera.

Shumë vende kanë arritur që ta menaxhojnë epideminë në saj të testimit masiv. Shqipëria nuk e kishte mundësine ekonomike kur testi kushtonte 300 dollare.

Sot kur kostoja e një testi ka vajtur 10 dollarë e ka të mundur që të fillojë të medojë për testimin masiv. Kur të fillojë testimi masiv do të lehtësohen edhe masat drastike. Nëse e ka mundësinë, nuk e ka komunikuar ministria këtë mendimin strategjik si duhet të vazhdohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Isufi27/03/2020 22:13

Ata qe e njohin Erionin, mund ta permbledhin vetem me nje fjale opinionin per të: LOQE

Shto koment

Denonco