Apeli i fortë i Dom Gjergjit: Ju lutem, na ndihmoni të ndihmojmë të varfërit

Apeli i fortë i Dom Gjergjit: Ju lutem, na ndihmoni të ndihmojmë të varfërit

20:29, 27/03/2020
A+ Aa A-

Teksa vendi po përballet me Koronavirusin, një tjetër shqetësim shumë I madh janë familjet dhe njerëzit në nevojë, të cilët në këtë kohë krize të forte janë më të prekurit.

Nisur nga kjo, Dom Gjergj Meta bën një apel shumë të fortë.

APELI:

Ju lutem! Ju lutem!
Na ndihmoni të ndihmojmë të varfërit!

Situata e rëndë e koronavirusit po nxjerr në pah situatën e rëndë ekonomike të pjesës më të madhe të familjeve në Dioqezën tonë të Rrëshenit. Po ju garantojmë se janë më shumë se sa e imagjinoni.

Si Dioqezë jemi çdo ditë në kontakt dhe në terren për të ndihmuar familjet në nevojë ekstreme. Nuk bëhet fjalë për çokollata, por për bukë goje.

Prandaj, derisa kjo situatë të mbarojë, t'i bëhemi ndihmë njëri-tjetrit. Ne si Dioqezë kemi aktivuar, me mundësitë tona, pa pasur nevojë ta reklamojmë, një mekanizëm ndihme për shumë familje nga njëri skaj në tjetrin të Dioqezës. Kemi zgjedhur të mos bëjmë as foto e as video, por t'ia lejmë në dorë Zotit dhe të varfërve të na gjykojnë apo vlerësojnë.

Por ne parashikojmë që mundësia jonë në ditët në vazhdim mund të pakohet shumë, pasi jemi një dioqezë shumë e varfër dhe nevojat të rriten më shumë në ditët në vijim.

Në këtë moment nuk kemi ku të kërkojmë. Vendet evropiane janë në situatë emergjente. Shteti jonë fatkeqësisht, për shumë arsye që dihen, nuk mund të plotësojë të gjitha nevojat.

U kërkoj përunjësisht, si Ipeshkëv dhe si vëlla, të gjithë atyre që kanë mundësi ekonomike më të mirë, bizneseve, qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, Evropë apo USA, të na ndihmojnë. Ne si Dioqezë ju garantojmë transparencën e ndihmave dhe destinacionin në familjet më të varfëra. Mund të na nisni para ose ushqime.

Ju lutem! Ju lutem na ndihmoni që të ndihmojmë të varfërit. Ne nuk jua shpërblejmë dot as politikisht e as ekonomikisht, por ta dini se bekimi i një të varfëri që e ushqen është bekimi i vetë Zotit.

Mund të na kontaktoni këtu dhe do t'ju japim detajet:

Whatsapp: +355692080188; cel. dhe whatsapp: +355699802866
Email: kuria.rreshen@gmail.com; sekretaria.rreshen@gmail.com

Shpërndajeni këtë mesazh sa të mundeni!

Me shumë respekt

+ dom Gjergj Meta

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco