Kontakte me shtetas grekë, ja si u infektua mjekja kardiologe

Kontakte me shtetas grekë, ja si u infektua mjekja kardiologe

16:39, 27/03/2020
A+ Aa A-

Korça ka shënuar sot rastin e 12 me koronavirus. Burime për ABC News kanë njoftuar se ajo është një mjeke kardiologe nga ky qytet. Mjekja kardiologe është e rreth 50 vjeçe.

Ajo është e vetëkarantinuar në banesën e saj në qytetin Korçë.
Siç raporton gazetari i ABC News Aldo Kozarja dyshohet se mjekja është infektuar nga Covid-19 pas disa kontakteve me disa shtetas grekë.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al se dyshohet se mjekja ka patur kontakte të shumta me persona të tjerë gjatë kësaj kohe.
Në orët në vijim pritet që të qartësohet edhe fakti se si është infektuar mjekja nga koronavirusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco