Parashikimi i motit për të premten Lumi i Tiranës, Shkalla e Tujanit, mars 2020

Parashikimi i motit për të premten

06:59, 27/03/2020
A+ Aa A-

Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mestarë. Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshjet të dobta bore. Në orët e mbrëmjes reshjet mbeten me intensitet të ulët të karakterit lokal në verilindje të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 1ºC deri në 6ºC
në zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC
në zonat bregdetare 10ºC deri në 16ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco