Rikthehet moti i mirë, ja parashikimi për të premten

Rikthehet moti i mirë, ja parashikimi për të premten

23:25, 26/03/2020
A+ Aa A-

Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatare.

Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshjet të dobta bore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Në orët e mbrëmjes reshjet mbeten me intensitet të ulët të karakterit lokal në verilindje të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 1ºC deri në 6ºC

në zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC

në zonat bregdetare 10ºC deri në 16ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco