Shehu: Kurba në ngritje, nuk kemi arritur ende periudhën më të keqe

Shehu: Kurba në ngritje, nuk kemi arritur ende periudhën më të keqe

22:42, 26/03/2020
A+ Aa A-

Për ish-ministrin e shëndetësisë, Tritan Shehu, akoma nuk ka ardhur periudha më e keqe në lidhje me koronavirusin.

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Shehu tha se kurba është në ngritje dhe vatrat po shpërndahen në të gjithë vendin.

Shehu: Kjo është një situatë me të dhëna jo reale, por problemi është se si do të shkojë kjo situatë.

Nëse shkon kështu, jemi të gjithë të nderuar, dalim me variantin më të mirë, por nuk kemi arritur akoma periudhën më të keqe.

Unë e mbështes në faktin se kurba është në ngritje. Së dyti në vatrat që po shpërndahen në të gjithë territorin e Shqipërisë. Së treti, ne nuk jemi në gjendje që të identifikojmë rastet.

E katërta, ne nuk jemi në gjendje të bëjmë gjurmimin e personave të kontaktit me personat e kontaminuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco