Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Pipero: Ja kur do të jetë piku i koronavirusit në Shqipëri

Pipero: Ja kur do të jetë piku i koronavirusit në Shqipëri

22:17, 26/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku Infektolog, Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin Opinion ka dhënë informacion lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

'Në eksperiencën time 38 vjecare nuk kam parë kurrë një virus si ky', deklaroi Pipero.

Ai tha se në javën e parë të prillit do të merren përgjigjet e para se sa të efektshme kanë rezultuar masat e ndërmarra nga qeveria dhe sa janë zbatuar ato nga qytetarët.

Sa i përket lajmit të mediave italiane se koronavirusi mund të jetë shfaqur në fillim të janarit në Lombardi, Pipero e lidhi këtë me agresivitetin e virusit AH1N1 (gripi i derrit) në këtë sezon.

'Është shumë e vështirë të japim mendime të sakta. Kemi patur qarkullimin i gripit stinor, AH1N1 ka qenë më agresiv këtë vit, nëse studimi është bërë nga shkecëtarë të epidemologjisë nuk kam çfarë të komentoj. Të dhëna të sakta për vendin tonë nuk  kemi. Unë e lidh me AH1N1', tha Pipero.

Ai dha një këshillë për prindërit që kanë dilemë për të vaksinuar fëmijët e tyre.

'Do ti rekomandoja që ti bëhej vaksina, nuk do të këshilloja të ndërpritej skema e vaksinimit', tha mjeku.

Lidhur me rritjen masive të rasteve të infektuara në Itali dhe në Spanjë, Pipero e lidhi me tre faktorë.

;Nëqoftëse unë sjell në vëmendjen  e përbashkët me atë që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë unë e lidh me qarkullimin e shumtë në metro dhe me një shkujdesje të madhe nga qytetarët dhe me qeveritë që nuk kanë marrë masa në kohë', tha mjeku. /Opinion

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco