Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Dalin analizat e personelit shëndetësor, i infektuari u mjekua në Spitalin e Shkodrës

Dalin analizat e personelit shëndetësor, i infektuari u mjekua në Spitalin e Shkodrës

19:55, 26/03/2020
A+ Aa A-

Këtë të enjte, qarku i Shkodrës zyrtarisht nuk ka asnjë rast të ri qytetarësh të prekur nga Koronavirusi.
Pacienti nga Puka i cili ishte i shtruar për disa ditë në spitalin rajonal dhe që rezultoi pozitiv, alarmoi dhe frikësoi të gjitha bluzat e bardha të spitalit të Shkodrës. Ndaj 10 mjekëve dhe infermierëve që kishin kontakte me qytetarin nga Puka u kryen testet me tampon dhe përgjigjja e tyre fatmirësisht është negative. Pra, asnjë pjesëtar i personelit të spitalit nuk është i infektuar. Një lajm i mirë që mposhti frikën, i cili shpresojmë se do të kthehet në motivim dhe kurajo  pasi sot më shumë se kurrë kemi nevojë për çdo mjek dhe infermier.
Përveç pacientit nga Puka, qarku i Shkodrës ka edhe dy qytetarë të tjerë të infektuar. Një zonjë shkodrane e cila prej mbi 20 ditësh po jeton në Tiranë, ku edhe po kurohet dhe një oficer i policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Shkodrës, i cili është në vetëkarantinë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Falë korrektësisë së tij, të treguar në vetëkarantinë dhe zbatimit të rregullave, 6 pjesëtarët e familjes se tij, kanë rezultuar negative ndaj koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco