Shi dhe dëborë/ Ky është moti për të enjten

Shi dhe dëborë/ Ky është moti për të enjten

23:29, 25/03/2020
A+ Aa A-

Ditën e enjte moti parashikohet kryesisht i vranët.

Reshjet e shiut të vazhdueshme do të nisin që prej orëve të para të 24-orëshit në të gjithë vendin.

Në jug me intensitet mesatar e shtrëngata.

Reshjet e dendura të dëborës do të përfshijnë kryesisht juglindjen e vendit që prej orëve të para të ditës së enjte, ndërsa në zonat e tjera malore deri në lartësitë 500 metër reshjet e dëborës do të jenë me intensitet të ulët, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Prej orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të dobëta të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim verilindje -juglindje mesatare.

Era do të fitojë shpejtësi intensive, e vrullshme përgjatë vijës bregdetare, zonave te ulëta dhe në lugina, duke sjellë det të trazuar.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1 deri në 7°C

zonat e ulëta 3 deri në 16°C

zonat bregdetare 6 deri në 17°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco