Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pavionët e Infektivit po hyjnë në betejë njëri pas tjetrit/ Pipero: Rrini në shtëpi, ne jemi në detyrë

Pavionët e Infektivit po hyjnë në betejë njëri pas tjetrit/ Pipero: Rrini në shtëpi, ne jemi në detyrë

16:57, 25/03/2020
A+ Aa A-
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi për të mos u prekur nga koronavirusi.
'Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të pa dukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore, pavjonët e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në betejë. Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me covid 19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithe jetën luftë me agjentët mikrobikë, bacterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco